Të lexuarit...

Duke pasur parasysh rëndësinë e jashtëzakonshme të leximit në formimin e fëmijëve, theksin e madh dhënë leximit në Programin tonë, si dhe në kuadër të strategjisë mbarë botërore të USAID-it për leximin, Programi për Arsimin Themelor (BEP) në Kosovë ka hartuar një kategori tregimesh të quajtura Librat e nivelizuar.

Qëllimi i këtyre botimeve është nxitja e të lexuarit si aktivitet që vendos bazat për zhvillimin e shkathtësive të shekullit 21 tek nxënësit e vegjël të grupmoshave dhe niveleve klasore të shpjeguara më poshtë.

Ato do t’i shtohen listës së leximeve shkollore dhe jashtëshkollore duke hapur edhe një dritare më shumë drejt botës së dijes, duke ngacmuar kureshtjen e fëmijëve, dhe duke i dhënë një ngjyrim interesant njohurive të tyre.

Leximi i nivelizuar do të luajë një rol të rëndësishëm drejt përforcimit të dijeve të nxënësve dhe shtrimit të rrugës për zhvillimin e pandalshëm të tyre.



Këto tregime do të shërbejnë si udhërrëfyes mjaft i vyer edhe për mësueset dhe prindërit, meqenëse aty përfshihen elemente të ndryshme të nxënies së fjalorit të ri si dhe forma interesante të analizimit të tekstit.

Këto do të ofrojnë ndihmesë të madhe drejt përvetësimit të mënyrave të lexim-kuptimit më efektiv, i cili është identifikuar si një prej aspekteve më sduese që kërkon më shumë praktikë.

Në të njëjtën kohë, duke shfrytëzuar pyetjet nxitëse që ndodhen në llim të çdo tregimi dhe pyetjet përmbledhëse në fund, mësueset dhe prindërit do të jenë në gjendje të bëjnë një vlerësim konkret të njohurive të tuara nga fëmijët, si dhe të nxjerrin në pah vështirësitë mbi të cilat duhet punuar më tej.